Nëpërmjet një komunikate për mediat, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër djegien e mbrëmshme të makinave zyrtare në disa qytete të Kosovës.
Siç thuhet në komunikatë, LDK është e brengosur për këto vepra kriminale, të cilat konsideron se janë akte në vazhdën e veprimeve të dhunshme që persona dhe grupe të caktuara po kryejnë mbi institucionet.
Duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbulojë nxitësit dhe zbatuesit e këtyre akteve, LDK fton subjektet politike për dialog dhe bashkëpunim institucional për avancimin e kauzave të qytetarëve.
Shihni të plotë komunikatën e plotë të LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër djegien e mbrëmshme të makinave shtetërore në disa qytete të Kosovës.
LDK-ja shprehet thellësisht e brengosur për këto vepra kriminale, të cilat janë akte në vazhdën e veprimeve të dhunshme që persona dhe grupe të caktuara po kryejnë mbi institucionet, pronat private e publike dhe mbi përfaqësuesit legjitim të vendit.
LDK-ja kërkon nga or ganet e rendit dhe të drejtësisë, që në përputhje të plotë me autorizimet e tyre ligjore, të zbulojnë nxitësit dhe zbatuesit e këtyre akteve, që po cenojnë rendin kushtetues dhe po tentojnë të zhysin vendin në kaos e anarki, me qëllim të përfitimeve personale e grupore.
Duke pasur parasysh zbulimin dhe arrestimin nga organet kompetente të individëve për të cilët ka dyshime të bazuara se kanë sulmuar me bomba molotovi shtëpitë familjare dhe makinat e zyrtarëve të institucioneve, të cilët rezultojnë të jenë aktivistë të një subjekti politik, LDK-ja i bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të distancohen nga këta individë dhe të dënojnë aktet e një nate më parë.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se dhuna dhe djegiet nuk mund të jenë mjete për realizimin e synimeve politike në një shoqëri demokratike.
Duke ftuar të gjitha subjektet politike për dialog dhe bashkëpunim institucional për avancimin e kauzave reale të qytetarëve të vendit, LDK-ja shpreh vendosmërinë e saj për të punuar me përkushtim në fuqizimin e gjithanshëm të proceseve demokratike dhe euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e tjera mike.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...