LDK dhe VV paralajmërojnë protesta për të ndalur Hashim Thaçin dhe “aventurën” e tij në dialog

14:31 | 15 Mars 2019
M. A.

Partitë opozitare, Vetëvendosja dhe LDK-ja, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për dialogun, i miratuar tetë ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Këto dy parti kanë thënë se nëse nuk do të mirën parasysh kërkesat e tyre nëpërmjet rrugëve institucionale, ata do të zgjedhin edhe mekanizma të tjerë siç janë protestat në rrugë për të ndaluar siç e quajnë ata aventurën e presidentit të vendit, shkruan arbresh.info

Albulena Haxhiu nga VV ka thënë se do të përdorin çdo mekanizëm për të ndaluar siç e quante ajo aventurën dhe projektin e rrezikshëm të presidentit të vendit Hashim Thaçi.

“Faza finale e dialogut me Serbinë e ka marr përsipër Hashim Thaçi. Kuvendi ynë tashmë do të duhet pa dilema deri tani ta kishte miratuar një dokument ku do e ndalonte Hashim Thaçin të vazhdoj më këtë aventurë”

“Gjykata kushtetuese duhet të vendos menjëherë masën e përkohshme për të ndaluar këtë ekip për ndërmarrjen e çfarëdo vendimi në dialog me Serbinë. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat. Për të ndaluar aventurën e Thaçit. Ne nuk i përjashtojmë as protestat”, tha ajo.

E Driton Selmanaj nga LDK tha se nëse do të konsumohen të gjitha rrugët institucionale për të ndalua këtë proces të rrezikshme, do të dalin në protesta së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse ky koalicion qeverisës dhe sjellja e këtij presidenti do të vazhdoj kështu ne do të trajtojmë me seriozitetin më të madh që të dalim në rrugë dhe të protestojmë. Tash jemi në fazën që po konsumojmë të gjitha instrumentet funksionale”, tha ai./Arbresh.info/

  

Shpërndaje në rrjete sociale