Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dënon ashpër këtë akt vandal që sot ka ndodh me rastin e dëmtimit të Fotografisë së Presidentit Historik të Kosoves Ibrahim Rugova në ambientet e Kuvendit të Kosovës, njofton kumtesa.
Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha. Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë. Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marëzi. Kërkojmë nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta vëjnë para drejtësisë, thuhet me tej në njoftim.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...