Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën, përgjatë dy orëve, ka diskutuar për një varg çështjesh.
Mbledhjen, e mbajtur në Prishtinë, në pasditen e së hënës, e ka udhëhequr kryetari i saj, Isa Mustafa.
Pas mbledhjes, partia kryesore opozitare në vend ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë qëndrimin e saj për disa tema aktuale në vend.
LDK është shprehur kundër idesë së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbis.
“Ne jemi kundër korrigjimit të kufijve, sepse është proces i padefinuar”, është shprehur kreu i LDK’së, Mustafa.
Por, ai ka theksuar se LDK’ja mbështet fillimin e procesit të shënimit të vijës kufitare mes dy vendeve.
Mustafa ka folur edhe për ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu bashkuar protestave kundër presidentit Thaçi.
“Në momentin kur vlerësojmë si LDK që duhet të bëhet protestë, bashkohemi me subjektet tjera”, është shprehur Mustafa në konferencë.
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...