Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të LDK-së, Egzon Pacolli, ka dalë me detaje shtesë mbi çështjen e keqpërdorimeve me paranë publike nga partia në pushtet.
Përmes një video të publikuar në llogarin e tij në Facebook, Pacolli pretendon se nga Ministria e Bujqësisë, tashmë në total janë gjashtë raste ku kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
”Faton, publikoj sa pare i kanë përfitu njerëzit e afërt me Vetëvendosjen. Sepse në gjashtë raste, dolën 600 mijë euro”, është thirrja e tij drejt ministrit aktual të Bujqësisë.
Ndër tjera, ai ka renditur edhe emrat të cilët thotë figuronin në listat përfituese të granteve, të njëjtit pretendon se janë të afërt me Vetëvendosjen.
Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë:
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...