Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ka reaguar avancimit të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Me anë të një komunikate për media, LDK thotë se mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve dhe anëtarëve tjerë të NATO-s sot rezultoi në avancimin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asocuar, shkruan Arbresh.info.
“Miqësia dhe bashkëpunimi me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbeten pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkushtimi i Kosovës tash e disa dekada për paqen, stabilitetin dhe parimet demokratike u pasqyrua në mbështetjen e NATO-s ndaj vendit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë falënderuese ndaj shteteve anëtarë të NATO-s që edhe sot, si gjithnjë, na qëndruan pranë dhe me votën e tyre mundësuan avancimin e statusit tonë.”, thuhet në komunikatë.
“Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO. LDK-ja do të vazhdojë kontributin e saj, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...