Profesori dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka bërë një reagim interesant dhe mjaft shpërfaqës në lidhje me prioritetet që ka shoqëria kosovare në një kohë mjaft të pasigurt.
Latifi në Facebook ndau një fotografi ku shihen disa ushtarë të KFOR-it duke kryer inspektime teknike të urave në Pejë, Klinë dhe Gjakovë.
Për këtë çështje, Latifi tha se Kosovës i bie ndërmend vetëm pas ndonjë fatkeqësie ku humbin jetë njerëzit.
“Në këtë fotografi shihen ushtarë italianë të KFOR-it duke bërë inspektime teknike të urave në komunat Pejë, Klinë dhe Gjakovë. Neve, ndërkaq, për këtë gjë na bie në mend veç kur shembet ndonjë urë dhe merr jetë njerëzish”, tha Latifi.
Ai shpjegoi se shoqëria kosovare nuk është e interesuar për këto çështje të rëndësishme, sepse më shumë ka nevojë të komentojë veprime që ndodhin në Big Brother.
“Po nuk kemi faj, sepse jemi të zënë gjithë kohën me broçkulla politikanësh që nuk janë të zotë të bëjnë një qeveri dhe me analizat gjithkombëtare të shpullës që u dha në Big Brother”, përfundoi Latifi, duke iu referuar ngjarjes që mori shumë vëmendje gjatë fundjavës, shpullës së njëfarë Jozefin Markut ndaj njëfarë Besart Kelmendit./express/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje