Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nuk është i vetmi shtet Kosova që nuk do të mund të i përdor të gjitha vaksinat antiCOVID.
Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, në lidhje me skadimin e afatit të vaksinave, ministri Latifi tha se nuk është hedhur asnjë, por kjo do të ndodhë sepse do t’iu skadojë afati.
“Nuk është vetëm Kosova shteti që nuk do të mund t’i përdor të gjitha vaksinat që ne i kemi marr. Fatkeqësisht me rregulloret ndërkombëtare nuk është e lejuar që një shtet të ja jap vaksinat një shtetit tjetër, unë nuk jam absolutisht i kënaqur me këtë, por edhe gjithë të tjerët kanë për të humbur vaksina. S’kemi hedhur asnjë, por kemi me i hedh gjithsesi sepse do t’iu skadojë afati’, tha Latifi./arbresh.info/
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës