Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se janë hequr grilat që rrethonin objektin e komunës.
Në një postim në Facebook, Atiq ka bërë të ditur se, pas një vlerësimi profesional që ka treguar përmirësim të dukshëm në situatën e sigurisë, ka kërkuar largimin e këtyre barrierave.
Ai thekson se nuk duhet të ketë barriera mes shërbyesve të qytetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm.
“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, thuhet në postim./Arbresh.info
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...