Largimi i UNMIK-ut nga Kosova është i mundur vetëm në qoftë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së heqë Rezolutën 1244 ose bën ndryshim të saj.
Qëllimi i Kosovës për të hequr qafe misionin e UNMIK-ut i cili është themeluar me Rezolutën 1244 pas vitit 1999, nuk mund të arrihet pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Sputniku serb.
Profesori serb i të drejtës ndërkombëtare, Dushan Celiq ka thënë se për t’u ndryshuar gjërat dhe UNMIK-u të pushoj se ekzistuari është e nevojshme të hiqet Rezoluta 1244 ose të kërkohet ndryshimi i saj.
“Për këtë duhet marrëveshje në mes anëtarëve të OKB-së me të drejtë vetoje në mënyrë që të plotësohen kërkesat e Prishtinës”, ka thënë Celiq, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se ka disa arsye pse UNMIK-u duhet të vazhdoj të ekzistoj pasi është fakt që Rezoluta 1244 afirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë në Kosovës.
“Me largimin e UNMIK-ut Serbia do të humbasë të vetmen spirancë nëpërmjet të cilët ajo mund ta vazhdojë të udhëheqë luftën ligjore për kthimin e territorit nën juridiksionin e saj. Të gjithë e dijmë se pas vitit 2008 dhe shpalljes së njëanshme të pavarësisë ishte paraparë që misioni i EULEX-it të veprojë nën ombrellën e UNMIK-ut. Kjo dispozitë ekziston ende”, është shprehur Celiq.
Sipas tij, shfuqizimi i UNMIK-ut përfshin edhe heqjen e misionit të EULEX-it.
Megjithatë, profesori serb thotë se Kosova pret që UNMIK-u me anë të një transformimi të shndërrohet në një zyrë ndërlidhëse me Kombet e Bashkuara e cila do të ndihmojë atë të bëhet pjesë e kësaj organizate.
‘Sputnik’ kujton se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, UNMIK-u mori përsipër një pjesë të juridiksionit të EULEX-it, ndërsa stafi u reduktua nga 15 mij në 350 punonjës dhe buxheti u reduktua në 10 milionë euro.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...