Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ), do të mbajë ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër.
Në lansimin e Grantit të Performancës – Mjedis i Pastër janë të ftuar të gjithë Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, së bashku me Drejtorët e Shërbimeve Publike, Ministritë e linjës, komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat donatore, për të prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunalë në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkëfinancuar nga MMPH, BMZ dhe BE.
Në këtë ceremoni do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve tri palëshe mes MMPH-së, GIZ dhe Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve