Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Zyra e BE-së lansojnë aplikacionin mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka thënë se jemi duke punuar ngushtë me qeverinë Japoneze me projekte të ndryshme qe lidhin me cilësinë e ajrit.
“Me qellim te informimit të qytetarëve të Kosovës për cilësinë e ajrit me përkrahje të Komisionit Evropian do te paraqiten të dhënat e cilësisë se ajrit ne kohe reale. Falënderoj Bashkimin Evropian për këtë bashkëpunim, sepse fal këtij aplikacioni cilësia e ajrit do te jetë me e lehtë për qytetaret e Kosovës ky aplikacion përmban edhe te dhëna te tjera. Ky është një hap me shumë në kuadër të angazhimeve. Gjithashtu me qeverinë japoneze jemi duke punuar ngushtë tash e disa vite ne projekte te ndryshme qe lidhen me cilësinë e ajrit ne Kosovë. Qytetarët do te kenë lehtë të kyqen ne 12 stacionet tona”, tha Matoshi.

Luich Brusa nga Komisioni Evropian Thotë se, po ndërmarrim masa të nevojshme për kualitetin e ajrit në mënyrë që të eliminohen burimet e ndotjes.
Tutje tha se po investohen afro 8 milion euro në përmirësimin e ajrit në “Kosova B”.
“Ne jemi të lumtur sepse në mënyrë transparente do të mund të informohen të gjithë se çfarë lloj të ajrit në po thithim dhe hapi i parë është ta shohim nëse kualiteti i ajrit a është i keq apo i mire. Do të ndërmarrim masa të nevojshme për kualitetin e ajrit në mënyrë qe të eliminohen burimet e ndotjes, shumë shpejt do të ndërmerren hapa për ndërrimin e filter-eve dhe puna do të fillojë së shpejti po investohen afro 8 milion euro në përmirësimin e ajrit ne “Kosovën B” dhe po i japim përkrahje termokosit në mënyr qe të reduktohet qymyri dhe thëngjilli”, tha ai.


Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...