Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lansojnë sot Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme në Kosovë.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian (BE) IPA dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Programi ofron një kombinim të kredive, granteve stimuluese dhe asistencës teknike falas për të rritur ekspertizën e NVM-ve.
Po sot Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme (PGP)”, që është i financuar nga Banka Botërore.
Qëllimi i këtij Programi është bashkëfinancim me NMVM-të dhe shoqatat e biznesit për fushat e standardizimit/certifikimit të produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe trajnimi.
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille
Shfaqja që u kthye në makth: Gjarpri kafshon për vdekje turi...
Jashari pret në takim zyrtarë të NATO-s dhe BE-së, vlerësohe...
Tentativë për vrasjen e Trump, ngrihen akuzat ndaj të dyshua...
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja