Flasin familjarët e Fehmi Salhihut, rrëfehet i lënduari Ismajl Xhigoli
Ishte shkurti i 2018-s kur Fehmi Salihu kishte rrëshqitur nga një lartësi prej 30 metrash, në vendin e tij të punës në KEK.
53 vjeçari kishte vdekur gjatë orarit të tij të punës si teknik i inxhenierisë.
Vdekja e tij pati tronditur shumëkënd e më së shumti familjen e tij, gruan e tre fëmijët.
Vajza e tij, Armanda, i ka të freskëta momentet kur kuptoi se çka i ndodhi të atit.
Por, babai i saj e donte aq shumë vendin e tij të punës, sa që asnjëherë nuk ishte ankuar se nuk ka kushte të mira.
Babai i saj kishte rreth 30 vite që punonte në KEK.
Rininë kësaj koorporate ia dha edhe Ismajl Xhigoli. E tash në pleqëri përballet me pasojat që i dha vendi i punës.
Tash e nëntë vite ai qëndron i mbyllur në shtëpi në pamundësi për të lëvizur , pasi një aksident që i ndodhi e la atë pa njërën këmbë.
Ai tashmë i ka humbur shpresat se mund të bëhët më mirë e paratë që ia dha korporata po thotë që s`i mjaftuan për tretman mjekësor.
E nga paslufta deri më tash në Korporatën Energjitike të Kosovës kanë humbur jetën rreth 43 punëtorë e dhjetëra të tjerë janë lënduar.
KEK jo rrallë herë është kritikuar se nuk ka investuar në sigurinë e punëtorëve, përkundër premtimeve të menagjmentit për një gjë të tillë.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...