David Lammy, Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka takuar sot trupat britanike që po shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Me anë të një postimi në X, Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, është i palëkundur, transmeton Arbresh.info
“Sot falënderova ushtarakët dhe gratë britanike që janë vendosur si pjesë e operacionit të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kryediplomati britanik ka nisur vizitën zyrtarë në Kosovë të martën, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Ndërsa sot, Lammy është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani si dhe nga krerët e partive politike në vend./Arbresh.info
The UK’s commitment to peace and stability in Kosovo is unwavering.
Today I thanked the British Servicemen & women who are deployed as part of the @NATO_KFOR operation to maintain safety and security in Kosovo and the wider region. pic.twitter.com/TsEclPxLx3
— David Lammy (@DavidLammy) April 2, 2025
LEXO EDHE:
Lammy: Duam normalizim të qëndrueshëm e paqësor mes Kosovës e Serbisë
Sekretari i Jashtëm britanik shpreson që së shpejti të formohet Qeveria e re e Kosovës
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...