Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, vazhdon të kryejë punën e saj, pavarësisht se presidenti, përmes dekretit, kërkoi shkarkimin e saj.
Dekreti i nënshkruar më 23 nëntor e urdhëron Ministrinë e Jashtme ta zbatojë atë, raporton KTV.
Por, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, ka thënë për KTV-në se zyrtarisht Ministria e Jashtme ende nuk e ka njoftuar Lamën për afatin kohor për tërheqjen e saj nga pozita e ambasadores.
Nga ana tjetër, Lama është treguar aktive javëve të fundit në Romë, duke dhënë intervista për media italiane dhe duke i publikuar ato në rrjete sociale.
Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe më pas e LDK-së, nuk ka kthyer përgjigje për arsyet e largimit të saj nga misioni diplomatik dhe për situatën e paqartë të krijuar rreth postit të saj.
Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se vendimi për tërheqjen e saj është i nënkuptueshëm, duke marrë parasysh historinë e emërimit të saj.
Burime të afërta me këtë zhvillim brenda MPJ-së, kanë treguar për KTV-në se kërkesa për tërheqjen e Lamës nga misioni diplomatik, është bërë për shkak se ajo e ka paraqitur Kosovën si shtet islamik.
Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi qëndroi në sallën e Kuvendit për të bërë kuorumin dhe për të zgjedhur Hashim Thaçin president.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...