Nazim Bllaca nuk ka vdekur lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar vëllai i tij Liman Bllaca, raporton arbresh.info.
Liman Bllaca për arbresh.info tha se vëllai i tij, Nazimi nuk ka vdek dhe se ai është mirë.
“Nazimi gjallë është, mirë është, ajo çka ka thënë avokati i Veselit rren është, nuk kam çka me thanë më shumë mjafton me ditë që vëllaun e kam gjallë”, është shprehur për arbresh.info Bllaca.
Lajmin për vdekjen e tij e dha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili gjatë konferencës së sotme në Gjykatën Speciale për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së deklaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK)./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...