Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19.
Kryeministri, Albin Kurti, tha se
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë arsyetimit të vendimit tha se masat e marra nuk e bëjnë të detyrueshëm vaksinimin.
“Afati kohor i këtyre masave të jenë deri më 10 shtator, dhe nëse ka ndryshime nga IKSHP-ja do të marrim masa të reja”, deklaroi Vitia.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, propozoi që në bazë të situatës me COVID të shihet nëse do të ketë ndryshime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit.
Ministria e Tregëtisë, Rozeta Hajdari, thotë se masat për qendrat tregtare dhe gastronomia ka ndryshime.
“Inspektorati i Tregut është mirë të përfshihet në monitorimin e masave”, deklaroi Hajdari.
Ditë më parë Oda e Hotelerisë dhe Turizmi bëri të ditur se me ministrin Vitia kanë diskutuar që çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet./arbresh.info/
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...