LAJMI I FUNDIT| Lëndohet një person dhe përfshihen tri vetura të tjera nga zjarri që shpërtheu në Prishtinë

14:04 | 15 Janar 2022

Një person është lënduar  pasi një kamion është përfshirë nga zjarri sot në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, e ku janë prekur edhe tri vetura, raporton arbresh.info.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjejen e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara