Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq është lajmëruar nga arratia, ai ka folur shkurt për rreth arrestimeve në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.
Radojiçiq ka thënë se nuk është duke e ditur se për çfarë është duke u bërë fjalë, shkruan Insajderi.
“Nuk e di për cfarë po bëhet fjalë për herë të parë po dëgjojë”, ka thënë shkurt Radojiçiq.
Mëngjesin e sotëm janë ndaluar katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqi në janar të këtij viti, kurse njëri për shkak të rezistimit ndaj policëve.
Ndëra në media u raportua se Milan Radojiçiq ka arritur të ikë nga Policia e Kosovës e cila është vënë në kërkim të tij.
Kurse emrat e të arrestuarve janë; Nedelko Spasojeviq, zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, Dragisha Markoviq, Marko Rosiq dhe Sasha Curciq.
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...