Lista Srpska në një kumtesë për media ka theksuar se “i jep hapësirë të partive shqiptare për të gjetur numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar punën e Kuvendit të Kosovës”, raporton Klan Kosova.
Kjo parti kësisoj ka shpjeguar mungesën nga seanca konstituive që u ndërpre të enjten, e që vazhdoi gjatë ditës së sotme për t`u ndërprerë sërish.
“Lista Serbe si parti me përgjegjësi politike dje tregoi se nuk duan të pengojnë formimin e institucioneve për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Me mungesën e sotme tonën i japim hapësirë partive shqiptare për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar punën e Parlamentit”
“Lista Serbe është e gatshme për t’u angazhuar në punën e institucioneve që luftojnë për një jetë më të mirë të qytetarëve, në këtë drejtim ne besojmë fuqishëm se të gjithë në ditët e ardhshme do të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me këtë proces, por edhe për qytetarët”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje