Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave si anti-kushtetues.
“Lajm shumë i mirë sot nga Gjykata Kushtetuese, e cila vërtetoi edhe një herë se pushteti në ikje ka shkelur Kushtetutën! Vendimi për ta shpallur Ligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave si anti-kushtetues është dëshmi e qartë se qeverisja e kaluar e ka përdorur shumicën parlamentare për të kapur institucionet e pavarura, në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe demokratike”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Sipas PDK-së, ky nuk është rasti i parë që Gjykata Kushtetuese e rrëzon një ligj të qeverisjes së kaluar.
Partia thekson se e mirëpret këtë vendim dhe riafirmon zotimin “për të garantuar liri të mediave, pavarësi institucionale dhe sundim të ligjit”./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...