Qytetarët e Kosovës që nuk i kanë regjistruar automjetet e tyre për shkak të gjobave do të mund ta bëjnë këtë gjë edhe në ditët në vazhdim.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte nxjerrë vendim ne datë 15 dhjetor të vitit të kaluar që të mundësoi regjistrimin e veturave me gjobë brenda afati 3 mujor duke mos paguar asnjë cent.
Këtë të enjte parashihej që të skadoi ky afat i dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Por, MPB në një përgjigje për Indeksonline ka njoftuar se regjistrimi i veturave me gjobë pa paguar asgjë do të vazhdoi të jetë valid deri në një vendim të radhës.
Numri i veturave që kanë shfrytëzuar këtë mundësi deri më tani është 9073.
Numri i veturave që nuk janë ç ‘regjistruar dhe nuk janë vazhduar është 100,775./Indeksonline/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...