Nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministri për Tregti e Turizëm në këtë Qeveri, Rasim Lajiq, ka folur për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Sipas tij në Serbi janë vetëm fjalitë e orkestruara se nuk e japim Kosovën, se Kosova është zemër e Serbisë dhe se ajo duhet të mbetet e tillë dhe se është gjendje ideale ajo e konfliktit të ngrirë. E në negociata duhet realizëm, thotë Lajiq.
“Duhet që gjërat t’i lëvizim nga pika e vdekjes për shkak të njerëzve që jetojnë atje. Çdo propozim tjetër, po e shikuam historinë, është më i keq nga parapraku. Secili pasues përfaqësues i shqiptarëve ka qenë më radikal”, citon rts të ketë thënë Lajiq.
Ai ka theksuar se nuk është biseduar me ata që është mundur dhe se për çdo propozim, nga autonomia deri te ndarja, është thënë të jetë tradhti e interesash.
“Të gjitha duhet të vihen në tavolinë. Mendoj se ndarja është e mirë, por zgjidhje e vonuar. Pozicioni negociues është gjithnjë e më i dobët dhe sa më shumë që ta shtyjmë, do të jetë gjithnjë e më keq”, mendon Lajiq.
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...