Deputeti i VV-së, Ali Lajçi ka thënë se Demarkacioni nuk duhet të votohet pasi është humbje territori në mënyrë të maskuar.
Këtë deklaratë, Lajçi e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme ku po shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin i cili nesër pritet të dalë në seancë të Kuvendit, shkruan Arbresh.info.
“Këtë nuk e votojmë sepse është humbje territori në mënyrë të maskuar”, ka thënë Lajçi.
Se nuk do ta votojnë këtë Projektligj kanë thënë edhe deputetët e tjerë të VV-së, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani, Sami Kurteshi e Fitore Pacolli./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...