Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Millorad Dodikun, presidentit i Republikës Serbe të Bosnjës, i cili është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajçak dhe Dodik janë takuar të premten në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.
E për takimin e Lajçakut me Dodikun ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Ai ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit se “a e mbeshtesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...