I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e sotëm me presidenten Vjosa Osmani, e informoi atë mbi ecurinë e dialogut.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak tha se është mirënjohës ndaj Osmanit për diskutimin e thelluar mes tyre, si dhe pikëpamjet dhe vlerësimet e thella të presidentes.
Ai shtoi se erdhi në Kosovë për të parapërgatitur takimin e ardhshëm mes dy shteteve, në Ohrid.
“Sot jam kthyer në Kosovë për të përgatitur takimin e ardhshëm në Ohër. Vizita ime filloi me përditësimin e Presidentit VjosaOsmani mbi gjendjen e lojës në Dialog. Faleminderit për diskutimin tonë të thelluar dhe pikëpamjet dhe vlerësimet e saj të thella”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/
I’m back in Kosovo today to prepare the upcoming meeting in Ohrid. My visit started by updating President @VjosaOsmaniPRKS on the state of play in the Dialogue. Grateful for our in-depth discussion and her insightful views and assessments. pic.twitter.com/Tu9bUzJJJo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 9, 2023
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...