I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike, por jo edhe për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, shkruan Arbresh.info.
“Në Bruksel prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë… Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, ne ramë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike. Fatkeqësisht, nuk arritëm përparim në tablonë e madhe – zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër