Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Lajçak pas takimit tha se është duke vazhduar përgatitja e takimit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit por kjo sipas tij nuk është çështja kryesore.
Ai theksoi se tani ambiciet janë që të arrihet ndonjë rezultat pozitiv nga takimi, raporton Klan Kosova.
“Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiq. Arsyeja nuk është veç takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, ne jemi duke punuar në këtë drejtim por arsyeja është rezultati i këtij takimi. Ne duam të kemi rezultate pozitive.
“Të dy liderët më parë kanë zhvilluar dy takime, por pa ndonjë rezultat pozitiv nga këto takime”.
“Tani ambiciet tona janë të tjera këtë herë. Jo vetëm organizimi i takimit por të kemi edhe pajtim mes palëve”, tha ai.
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...