I dërguari I Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, ka deklaruar se beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka interes që të ketë më shumë dhunë në veri të Kosovës.
Në një intervistë me Ilva Tare e cila e ka pyetur se çfarë nëse Kurti nuk i ndryshon qëndrimet e tij, ai ka thënë se eskalimi i situatës nuk i shërben askujt.
“Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe të ketë vrasja të njerëzve janë në interesin e Kurtit. Besoj që ai është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj. Unë besoj në dialog, dhe në rrugën para për të cilën palët bien dakord”, ka thënë Lajçak.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...