Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që nesër të vizitoj Beogradin, për t’u takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Siç njoftojnë medet serbe, kjo vizitë bëhet për t’u siguruar se të dyja palët po e respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.
Po ashtu mediat në Beograd, thonë se ky takim pritet të zhvillohet në ora 11:00, derisa Vuçiq ka shprehur shqetësimin pas emërimit të Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës dhe Rada Trajkoviqit, zëvendësministre.
Lajçak, ndërkaq ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nga Qeveria e Kosovës, ende nuk ka informacion për ndonjë takim.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...