Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një vizitë të tij pas dy vitesh në Këshill të Evropës, ka bërë të ditur se i ka njoftuar shtetet anëtare mbi gjendjen aktuale dhe sfidat në dialog.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Lajçak ka thënë se uniteti i BE-së është kyç për të forcuar pozicionin politik në Ballkanin Perëndimor.
“Një rikthim i mirë në Strasburg pas gati dy vitesh. Vlerësova mundësinë për të informuar shtetet anëtare të BE mbi gjendjen e aktuale dhe sfidat përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi