I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh i shqetësuar me disa zhvillime në veriun e Kosovës.
Lajçak me anë të një postimi në rrjetin social Facebook tha se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të fokusohen në normalizmin e marrëdhënieve, përcjell Arbresh.info.
“Kjo javë në Bruksel ishte relativisht e qetë për mua, gjë që më dha mundësinë të punoj në dokumente të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve të Dialogut dhe të thellohem më thellë në zhvillimet dhe gjendjet aktuale në rajon. Fatkeqësisht, disa nga këto zhvillime janë shqetësuese dhe presim që palët të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.
Ai theksoi se ka pasur takime edhe me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele, Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin