Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi sot se është koha që procesi i dialogut të përfundojë me sukses.
“Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses,” shkroi Lajçak në Twitter, njofton Klan Kosova
Kujtojmë se një tjetër seri bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e Bashkimit Europian.
Pas negociatave, Lajçak tha se “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur.
Po ashtu një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiq do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.
Today marks 10 years since #UNGA welcomed the readiness of the ?? to facilitate a process of dialogue between Belgrade and Pristina. It’s high-time to bring it to a successful end.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 9, 2020
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare