Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutas u takua sot me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Ata vlerësuan bashkëpunimin shumë të ngushtë dhe koordinimin e rregullt ndërmjet KFOR-it dhe BE-së në terren dhe diskutuan një sërë temash me interes të ndërsjellë që ndikojnë në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet anembanë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Në njoftim thuhet se ata përsëritën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në dobi të sigurisë në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal.
Tutje bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për çështjen e urën e Ibrit.
“Ata rikonfirmuan se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin NATO vazhdon ta mbështesë, duke përfshirë përpjekjet e KFOR-it. Ky është çelësi për sigurinë e të gjitha komuniteteve. KFOR-i mban një prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE:
Lajçak: Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të shkaktojë incidente
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...