I dёrguari i veçantё i Bashkimit evropian pёr dialog, Miroslav Lajçak ka dorёzuar tek pala kosovare njё propizm tё ri nё ldihje me krizёn nё veri, merret vesh nga burimet diplomatike.
Ky propoizm, siç thuhet i ёshtё dorёzuar kryengociatorit kosovar Besnik Bislimit gjatё takimit tё cilin ai e zhvilloi tё marten nё Bruksel.
Tani BE-ja ёshtё nё pritje të përgjigjes së Kosovës, ndёrsa varёsisht nga reagimi i Prishtinёs, Mirollav Lajçak mund tё vizitoj Beogradin sё shpejti për tё biseduar edhe me palёn serbe.
Nuk ka shumё informacione nё lidhje me detajet e propozimit, por njё nga elementet mund tё jetё shtyerja e afatit pёr ndёrrimin e targave serbe, siç thuhet jo domnsodoshmёrisht pёr dhjetё muaj.
Gjithnjё, sipas kёtyre burimeve, pala Kosovare, ka kёrkur nga BE-ja edhe sqarime se nё rast tё pranimit tё kёsja kёrkese, cili do jetё qёndrimi i Brukselit, pasi tё skadon afati i propozuar.
Zyrtarët evropian insistojnё se ёshtё e dosmodoshme gjetja e zgjidhjes nё ditёt nё vijim nё mёnyrё qё tё evitohet eskalimi i mundshёm i cili mund tё ndodhё duke filluar nga 21 nёntori, kur autoritete kosovare kanё paralajmёruar lёshimin e gjobave pёr pronarёt e automjeteve me targa ilegale serbe./rtk/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...