Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ku subjekt që ka lidh koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën, ka renditur Labinot Tahirin më lartë se sa deputeti i LDK-së Sabri Hamiti.
Tahiri i cili së fundmi ka braktisur muzikën që t’i përfshihet politikës, është renditur në numrin 10-të të kësaj liste duke lënë pas Sabri Hamitin i cili gjendet në vendin e 14-të.
Kjo listë përmban shumë ndryshime, madje edhe deputetën më të votuar në legjislaturën e kaluar, siç është Vjosa Osmani e ka renditur pothuajse të fundit.
Jashtë kësaj liste gjenden edhe Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj, të dytë kundërshtues të mëdhenj të demarkacionit.
Edhe Bajram Gecajn, njeriun më të përkushtuar ndaj Mustafës, LDK e ka listuar në numrin 74 si kandidat për deputet në koalicionin LDK-AKR-Alternativa./Arbresh.info/
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...