Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe t’ua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

16:38 | 31 Korrik 2026
E H

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të realizuar një ide që, sipas tij, synon të shprehë mirënjohje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë – Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Tahiri ka propozuar që, në ditën e kthimit të tyre në Kosovë, secilit t’i dhurohet nga një veturë Mercedes-Benz, ndërsa për realizimin e kësaj nisme vlerëson se nevojiten rreth 200 mijë euro.

“Arsyeja është e thjeshtë. Këta burra e kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar qindra herë nëpër male për ne, për lirinë tonë dhe për shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj, kur të kthehen të lirë, le t’ua shpërblejmë sadopak atë mund, atë sakrificë dhe atë rrugëtim të vështirë që e bënë për popullin e tyre”, ka shkruar ai.

Këngëtari ka bërë të ditur se është i gatshëm të kontribuojë personalisht me 10 mijë euro për këtë iniciativë, ndërsa u ka bërë thirrje biznesmenëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të ish-krerëve të UÇK-së që të bashkohen për të mbledhur shumën e nevojshme.

Sipas Tahirit, kjo nismë nuk është thjesht një dhuratë materiale, por një shenjë mirënjohjeje për sakrificën që, sipas tij, ish-krerët e UÇK-së kanë bërë për lirinë e Kosovës.//Arbresh.info