Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri njihet për përkrahjen e tij ndaj kryeministrit të tanishëm, Ramush Haradinajt.
Ai ka lavdëruar punën e Haradinajt, duke e cilësuar si njeri me intensitet.
Tahiri në një prononcim për “Indeksonline” ka folur rreth çështjeve me të cilat është marrë Haradinaj ditët e para si kryeministër.
“Qëllimi im ka qenë me u bë Qeveria, kjo që është. Besoj në intensitetin e tij që është duke e treguar qysh në fillim për vendin është duke iu dalë përballë problemeve që i ka Kosova. E patë rastin në Hade, po bën përpjekje për të bë zgjidhje për Demarkacionin që qytetarët sa më parë ta kenë lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai.
Kujtojmë se AKR ka vetëm dy deputetë, Tahirin dhe Islam Pacolli. Ndërsa, Tahiri nuk ka komentuar se si do të futen ata në Kuvend, a do i bashkohen ndonjë grupi parlamentar, apo do rrinë pa grup.
Për këtë ka folur nënkryetari i AKR-së para pak orësh për “Indeksonline”, ku ka thënë se ka deputetë të interesuar për t`u anëtarësuar në AKR dhe se bisedimet për këtë gjë janë duke vazhduar.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...