Shmangien e një bllokade të mundshme për zgjedhjet e strukturës drejtuese të legjislativit e ka në dorë koalicioni i LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje, më 3 gusht në ditën kur do të konstituohet Legjislatura e Gjashtë e Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Veselin, por nuk e kanë mohuar mundësinë e votës “pro” për ndonjë kandidatë tjetër nga PAN-i.
Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për arbresh.info se nuk do ta votonin Veselin as për t’i hapur rrugë “dështimit” të PAN-it për të formuar qeverinë.
Sejdiu ka thënë se deri me tani më LAA-në janë duke biseduar vetëm për përafrim të programit qeverisës.
“Nuk kemi asnjë marrëveshje me askënd, jemi në bisedime me LDK-në vetëm për të përafruara programin. Ne nuk do ta votojmë Kadri Veselin. Nuk është vetëm Kadri Veseli deputete i PAN-it, neve na duhet një deputet i cili mund të ndërtoj një frymë në Kuvend e jo një që bënë përçarje”, tha Sejdiu.
Po ashtu, Korab Sejdiu nga koalicioni LAA ka deklaruar për arbresh. Info se ka një disponim tek deputetët që të mos e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
“Kandidaturë zyrtare nga ana e PAN-it nuk ka dhe natyrisht vendimi i koalicionit është që vendimi për kryeparlamentar të merret pasi që të ketë kandidaturë zyrtarë. Ka një disponim tek deputetët e koalicionit që të mos votohet Kadri Veseli nëse ai është kandidat për kryetar”, ka thënë Korab Sejdiu.
Ai ka shtuar se PAN ka për detyrë të propozoj një kandidat që është i pranueshëm edhe për ta./arbresh.info/M.Avdimetaj
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...