Mërgimtari Antonio Iseni nga Presheva i cili jeton në Gjermani, ka kontaktuar redaksinë e arbresh.info ku ka shprehur gatishmërinë për të lëshuar banesën e tij në Preshevë për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri, raporton arbresh.info.
“Unë jetoj në Gjermani, kam një banesë në Preshevë të cilën kam dëshirë të ja jap një familje të mbijetuar nga tërmeti dhe që ka nevojë për strehim. Mund të shkojnë aty dhe të qëndrojnë deri sa të kanë nevojë”, tha Iseni, për arbresh.info
“Banesa ka 3 dhoma dhe është 70 metra katrorë. Të interesuarit le të lajmërohen në këtë numër të telefonit: +491729664098” tha Iseni/arbresh.info/
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...