Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur vendin se ku është gjetur Arben Beselica i cili është raportuar i zhdukur.
Me anë të një postimi në Facebook, Shoqata ka bërë të ditur se Beselica është gjetur shëndosh e mirë, shkruan Arbresh.info.
“Pas angazhimit të panderprer nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga Data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Ndryshe, Beselica, sipas Policisë kishte dalë nga shtëpia më 10 tetor dhe më nuk është kthyer.
Rastin në Polici e kishte raportuar vetë familja.
“Prishtinë. 10.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Është gjetur shëndosh e mirë Arben Beselica, ishte raportuar i humbur
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...