Arben Beselica nga Prishtina, i cili ishte raportuar i humbur, tashmë është gjetur.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar familja e të riut të cilët nuk pranuan të ofrojnë më shumë detaje lidhur me rastin.
Gjetjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se pas përfundimit të ekzaminimeve, policia do dal me më shumë detaje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, Beselica kishte dalë nga shtëpia më 10 tetor dhe nuk ishte kthyer më.
Rastin në polici e kishte raportuar familja e tij.
“Prishtinë. 10.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...