Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi uebin ku do të transmetohen të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe për publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.
Ueb faqja për të dhënat preliminare është: www.zgjedhjet2021.org
Përmes këtij aplikacioni, KQZ-ja do të transmetojë të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në tri periudha kohore (11:00; 15:00; dhe 19:00) dhe në mënyrë të detajuar për çdo vendvotim.
Po ashtu, pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë të transmetojë rezultatet preliminare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave./arbresh.info/
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...