Nën masa të larta të sigurisë, i dyshuari serb për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë Sinisha Spasiq, është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
I dyshuari për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare, Spasiq, u arrestua në pikë kalimin kufitar që lidh Kosovën dhe Serbinë në Mendare më 17 gusht ku i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh, raporton Arbresh.info.

Sinisha Spasiq dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri.
Prokuroria ka deklaruar pas arrestimit të tij se Spasiq dyshohet se në bashkëpunim me “me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervistë aktivë me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.

Sinisha Spasiq, sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se më 6 prill të vitit 1999, gjatë një aksioni ka plaçkitur, djegur shtëpi si dhe ka ushtuar “dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur”.
Autoritetet e drejtësisë thanë se ndaj të dyshuarit kanë siguruar prova materiale, përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve./Arbresh.info/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...