Në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit Murat Jashari për tentim-vrasjen e avokatit, Azem Vllasi, është treguar se kryesi i veprës dhe i arrestuari tjetër si bashkëpjesëmarrës, Avni Llumnica, kishin qëndruar në motelin e personit të tretë që u arrestua mbrëmë, Arsim Ibrahimi.
Personi i tretë i arrestuar nga policia, Arsim Ibrahimi, është pronari i motelit ku kanë qëndruar dy të arrestuarit, Murat Jashari dhe Avni Llumnica, raporton Gazeta Express.
Moteli i tij gjendet në lagjen Veterrik të Prishtinës, “Fontana”, aty ku qëndruan Murat Jashari dhe Avni Llumnica para kryerjes së atentatit. Ata u arrestuan pas atentatit në po këtë motel.
Ibrahimi nuk i ka regjistruar të arrestuarit si klientë, derisa kanë qëndruar në motelin ku ai është pronar. Kjo është edhe arsyeja që ai është arrestuar.

Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...