Kandidati i AAK-së për të parin e Prishtinës, Arbër Vllahiu ka shpalosur programin e tij qeverisës që do ta zbatojë nëse ai merr këtë post.
Vllahiu gjatë një interviste në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka numëruar disa nga problemet që sipas tij duhet të rregullohen në kryeqytet.
“Në Prishtinë ka shumë gjëra që duhet ndryshuar, ka shumë probleme si për shembull ndriçimi dhe një prej problemeve më të mëdha janë papastërtitë dhe deponitë e mëdha që i shohim gati në çdo vend”.
Vllahiu ka theksuar infrastrukturën si elementin kryesor që duhet t’i bëhet një zgjidhje.
“Disa prej çështjeve që do mundohemi të bëjmë zgjidhje brenda kësaj periudhe janë zhvillimi ekonomik dhe ai rural”.
“Çështja e punësimit është e rëndësishme ku e dimë që në gjithë Kosovën niveli i papunësisë është i madh dhe elementi themelor është që të rinjtë janë të prekur nga ky fenomen”, deklaroi Vllahiu
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...