Për herë të parë në Kosovë, më 10 tetor në rrugët e Prishtinës, do të organizohet “Marshi i Krenarisë”, nga komuniteti LGBTI.
Në Policinë e Kosovës kanë konfirmuar se ky komunitet e ka paralajmëruar këtë paradë për nesër dhe e kanë lajmëruar në organet e rendit duke kërkuar që të kenë siguri.
Flora Ahmeti nga zyra e mediave e Policisë së Kosovës ka thënë për lajmi.net se konformë autorizimeve do të merren masat shtesë.
“Tubimet publike, manifestimet dhe protestat lajmërohet në Policinë e Kosovës, e edhe parada e nesërme e komunitetit LGBTI është lajmëruar për nesër dhe konfrom autorizimeve tona dhe varësisht prej situatës Policia e Kosovës do t’i ndërmarr masat”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.
Kjo paradë, që është tradicionale në shumë vende të botës, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me personat e komunitetit LGBTI.
Ndërsa në rrjete sociale ka pasur debate të shumta pro dhe kundër mbajtjes së paradës së këtij komuniteti.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës