Sot në Dubai votohet në lidhje me pranimin e Kosovës në INTERPOL si anëtarja e 193-të.
Në Dubai është duke u zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ku sot do të votohet në lidhje me kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.
Pas diskutimeve të reja që kanë filluar sot në mëngjes, do të pasojë votimi në lidhje me pranimin e Kosovës në INTERPOL si anëtarja e 193-të.
Votimi parasheh dy rrethe, kurse për anëtarësim nevojitet mbështetja e dy të tretës së shteteve anëtare, shkruan portali serb “Blic”, transmeton lajmi.net.
Prishtina dhe Beogradi kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për anëtarësim përkatësisht kundër tij.
INTERPOL aktualisht ka 192 anëtarë por këtë vit në Dubai ku është duke u mbajtur Asambleja e Përgjithshme e organizatës janë pjesëmarrëse 173 delegacione.
Kjo do të thotë se Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL i nevojiten së paku 115 vota, ose mbështetje nga delegacionet pjesëmarrëse. /Lajmi.net/
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...