Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka theksuar se në Vetëvendosje nuk janë dy grupe formale.
Sipas tij, ka një tendencë që të formalizohet një grup, të ndahet një grup, mirëpo për këtë vendosin organet e partisë.
“Dardan Molliqaj e ka thënë në mbledhje të Kryesisë së VV-së, se nëse kandidon Albin Kurti për kryetar të VV-së, atëherë ai largohet nga Vetëvendosje”, ka thënë Aliu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Sipas Aliut, Molliqaj ka pasur 4 pika, kryesore përfshirë edhe mos kandidimin e Albin Kurtit për kryetar.
Pikat tjera, sipas nuk janë të rëndësishme dhe janë lehtë të realizueshme.
“Ai ka folur në emër të tij, dhe të asnjë grupi. Ai ka thënë se personalisht largohet nga VV, nëse Albin Kurti kandidohet”, tha ai./Koha.net/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin